Card image cap

Premier League

Manchester City pritet ta dërgojë sërish në huazim Arijanet Muriqin

Maj, 9

rajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pritet ta dërgojë përsëri Arijanet Muriqin në huazim Portieri shqiptar u rikthye në janar te ‘Citizens’, pas lëndimit që pësoi Claudio Bravo, ndërsa paraprakisht ishte në huazim te skuadra holandeze, NAC Breda. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pritet ta dërgojë përsëri Arijanet Muriqin në huazim. Portieri shqiptar u rikthye në janar te ‘Citizens’, pas lëndimit që pësoi Claudio Bravo, ndërsa paraprakisht ishte në huazim te skuadra holandeze, NAC Breda. Guardiola ka vendosur që Muriqi të shkojë sërish në huazim, edhe pse në këtë sezon pati disa paraqitje të mira në Angli. Numri një i Përfaqësueses së Kosovës dëshiron të largohet nga Manchester City, duke kërkuar kështu më shumë minuta për sezonin e ri. Me rikthimin e Claudio Bravos nga lëndimi, Muriqi do të qëndronte vetëm si portier i tretë, andaj ka zgjedhur që të largohet në afatin kalimtar të verës.

Card image cap

Premier League

Mënyra E Vetme Se Si Manchester United Mund Të Futet Në Ligën E Kampionëve

Maj, 9

Manchester United ka hasur në disa vështirësi në këtë sezon. Dy trajnerë në këtë sezon nuk arritën që t’ia mundësonin kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Manchester United u eliminua prej Barcelonës nga Liga e Kampionëve në këtë sezon, gjersa në Ligën Premier nuk ka arritur që të futet në top katërshe, ku aktualisht gjendet në vendin e gjashtë. A mund të kualifikohet Manchester United në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e pestë? Manchester City mund t’i lirojë vendin rivalëve lokal, pasi janë duke u hetuar nga UEFA për të ardhura të dyshimta dhe shkelje të rregullit financiar, shkruan The Sun. Nëse gjenden prova për të dyja shkeljet, atëherë ‘Citizens’ do të suspendohen nga Liga e Kampionëve. Manchester United duhet të përfundojë në vendin e pestë në këtë sezon, gjersa në finale të Ligës së Evropës mund të përballen Chelsea dhe Arsenal, që aktualisht po përballen me Eintracht Frankfurtin, respektivisht Valencina. Chelsea tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në garën më të madhe për klube, gjersa Arsenal do të shpresojë të futet në kompeticion duke e fituar trofeun e Ligës së Evropës.

Card image cap

Ja sa milionë euro i kanë fituar Liverpool dhe Tottenham me arritjen në finale të Champoins League

Maj, 9

Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat finaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019. Të dy këto skuadra, kanë arritur që me përmbysje emocionuese të rezultatit të arrijnë deri në finale, duke eliminuar Barcelonën dhe Ajaxin. Liverpool, edhe pse kishte humbur 3:0 ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ kundër Barcelonës, ka bërë një përmbysje të çmendur në ‘Anfield Road’, duke fituar 4:0. Në anën tjetër, Tottenham pavarësisht humbjes 0-1 në shtëpi nga Ajax, ka arritur që në Holandë të fitojë 2:3 me golin e kualifikimit të shënuar në minutën e fundit, për t’iu bashkuar Liverpoolit në finalen e madhe që më 1 qershor zhvillohet në Madrid. Me arritjen në finale Liverpool ka arritur të fitojë 107 milionë euro, ndërsa Tottenham 101 milionë euro.

Card image cap

Premier League

Klubet angleze shkruajnë historinë sonte në UEFA.

Maj, 9

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës janë dominuar nga të njëjtat vende gjatë viteve të fundit, mirëpo asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që katër finalistët në këto dy gara të jenë nga i njëjti vend. Këtë gjë, Anglia mund ta arrijë sonte. Spanja, Anglia, Itali dhe Gjermania i kanë të garantuara të paktën katër vende në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo gjë e bën dominimin e garës më të lehtë për ta. Që nga sezoni 1999/2000, përfaqësuesit e La ligës në veçanti kanë shkëlqyer në garat evropianë. Ata e kanë pasur të paktën një finalist në 11 nga 19 edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve. Ky dominim është reflektuar edhe në Ligën e Evropës, me të paktën një klub spanjoll në 10 nga 19 sezonet e fundit të kësaj gare. Gjatë kësaj periudhe kohore ka ndodhur që të dy finalistët e njërës garë të jenë nga i njëjti vend. Kjo gjë ka ndodhur gjashtë herë në Ligën e Kampionëve dhe tri herë në Ligën e Evropës. Një gjë e tillë po ndodh edhe këtë sezon të Ligës së Kampionëve, pasi që dy finalistët e këtij viti janë Tottenhami dhe Liverpooli, të cilët do të përballen në Madrid më 1 qershor. Finale angleze mund të ketë edhe në Ligën e Evropës, varësisht nga rezultat e sotshme të Arsenalit dhe Chelseat. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një vend t’i ketë katër finalistët e këtyre dy garave, kështu që varësisht prej rezultateve që arrihen sonte në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ky mund të jetë një vit historik për anglezët..

Rreth Ne

Lajmet me te reja, dhe me te sakta rreth sportit! Gjithashtu ketu mund te shikoni te gjitha ndeshjet drejtperdrejt .